Zjarri në masivin e pyjeve në fshatin Pishë të Fierit vazhdon të jetë aktiv, teksa 2 avionë “Kanadair” të ardhur nga Greqia po punojnë për shuarjen e tyre nga ajri.
Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, raporton se rrezikojnë që të digjen 2 shtëpi, ndaj dhe po punohet intensivisht në mënyrë që flakët të mos depërtojnë në banesa, shkruan Klan tv.
Ndërkohë aktiv vijon të mbetet dhe zjarri në fshatin Përtiq të Fierit, për shuarjen e të cilit po punojnë 40 forca të ushtrisë