Zgjedhja e çerdhes së duhur për fëmijën që të jeni të qetë e të sigurt për orët që do të kalojë aty, nuk është e thjeshtë. Por këto shenja do t’ju tregojnë se çerdhja në fjalë nuk është e duhura për fëmijën tuaj.
Ambienti nuk është shumë miqësor për fëmijët
Hidhini një sy përreth ambientit ku mendohet se do të qëndrojë fëmija juaj. A ju duket se ka gjëra që nuk përshtaten? A është një ambient i ngrohtë dhe që i bën ftesë fëmijës të qëndrojë aty? A janë ngjyrat e duhura fëmijënore, vizatime, shkrime, figura që përshtaten me fëmijët? Nëse ambienti është i zytmë, ky nuk është vendi i duhur për fëmijën.
Nuk tregohen të ndershëm për numrin maksimal
Ky është një nga faktorët më të rëndësishëm kur zgjidhni njëçerdhedhe varion në vende të ndyrhsme, por është një pikë që duhet të jetë e qartë dhe e vërtetë që në krye të herës.
Edukatoret ndërrohen shpesh
Nëse edukatoret nuk janë të kënaqura me kushtet e punës, ato largohen shpejt prej aty. Nëse ky ambient nuk është i mirë për to, atëherë me siguri nuk do të jetë i mirë as për fëmijët tuaj.
Ka mungesë komunikimi dhe transparence
Si prindër ju keni të drejtën të merrni informacionet që ju duhen për fëmijën, për ditën e tij në çerdhe dhe të pyesni për gjërat e paqarta. Kur nuk merrni përgjigjet që ju duhen dhe shumë gjëra nuk janë transpartne ndaj jush, ky nuk është vendi i duhur për të lënë fëmijët, shkruan Agro Web
Nuk ka një rutinë të programuar ditore
Rutina dhe regjimi ditor janë të rëndësishme për një fëmijë. Nëse mungon, kjo tregon se fëmijëve nuk u kushtohet kujdesi i duhur.