Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kujtuar protestat studentore të para 26 viteve, përcjell InLajmi.
Ai tha se kjo protestë ishte e organizuar nga studentët dhe e mbështetur nga profersorët dhe i gjithë popull.
Krasniqi dha nderim për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Sot shënojmë 26 vjetorin e protestës emblematike të studentëve, e cila, me 1 tetor të vitit 1997, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit.
Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur.
Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!
Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!.




















