5 person janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq pasi dyshohet se të njëjtit kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë.
Sipas Policisë, 2 persona janë ndaluar në fshatin Bistricë dhe 3 në fshatin Koshtucë.
Të dyshuarit, pas intervistimin janë liruar në proceduar të rregullt.
“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar 2 të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (2meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës/InLajmi/