Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponosh, ka reaguar ndaj shqetësimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkesën për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, sikur edhe për bisedën telefonike të presidentit serb, Aleksander Vuçiq sekretari i SHBA-së, Antony Blinken, përcjell InLajmi.
Ponosh, është shprehur se si Vuçiqi ka detyruar burrshtetas të rëndësishëm nga bota që ta thërrasin në telefon, duke vendosur ushtrinë në kufi me Kosovën.
Sipas tij, rezultati i veprimit të Vuçiqit është vendosja e trupave shtesë të NATO-s në Kosovë.
“Një burrë vendosi të detyrojë njerëz të rëndësishëm nga bota që ta thërrasin në telefon pas zbavitjes, duke vendosur ushtri drejt Kosovës. Pastaj Blinken iu përgjigj atij. NATO po vendos forca shtesë në Kosovë. Dhe ja ku jemi në faqet e para të gazetave. Çfarë llogaritje diletante“, është shprehur Ponosh
Odlučio čovek da gomilanjem vojske prema KiM natera važne iz sveta da mu se nakon brljotine ipak jave na telefon.
I onda mu se Blinken javi. Baš mu se javi.
NATO angažuje dodatne snage na Kosovu. Eto nas na naslovnicama.Kakva diletantska računica.
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) September 30, 2023