• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 2 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Eksperti Elezaj zbulon planin e BIA-s serbe për eskalimin e situatës në veri

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 September 2023
në KRYESORE
0 0
0
Eksperti Elezaj zbulon planin e BIA-s serbe për eskalimin e situatës në veri
0
SHPERNDARJE
201
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën.

Elezaj tha se diçka e tillë ishte paralajmëruar nga njohësit e fushës, pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë.

“Ditë më parë kur ishte një sulm i organizatave terroriste përkatësisht në Banjskë, ne kishim paralajmëruar mundësinë që Serbia ta afrojë forcat e saj në kufirin me Kosovën, përkatësisht të dislokojë forcat e saj në disa baza të cilat në vazhdimësi i kemi trajtuar se ekziston dyshimi se Serbia sidomos 10 vitet e fundit, ka ndërtuar baza rreth kufirit me Kosovën. Baza të cilat do t’i përdorte për sulmin apo tentimin për të marrë pjesë të Republikës së Kosovës e veqanarisht për të okupuar zonën në fjalë, katër komunat me shumicë serbe. Ky lloj tentimi ka qenë i vazhdueshëm dhe ka qenë pjesë e diskutimeve që kemi bërë”, deklaroi Elezaj.

Elezaj zbuloi se nga informacionet që ata posedojnë ekziston një plan për një lëvizje të serbëve lokalë, nën presion nga shërbimet sekrete serbe, në mënyrë të organizuar të largohen nga territori i Republikës së Kosovës dhe të njëjtit të vendosen në Beograd përballë ambasadave të shteteve të QUINT-it, dhe kështu të krijohet një lloj eksodi.

“Tani kemi një situatë konkrete ku Serbia ka marrë vendim për mobilizimin e ushtrisë dhe dislokimin e forcave të saj në afërsi me territorin e Republikës së Kosovës nën arsyen se Kosova është duke rrezikuar qytetarët e saj, është duke punuar për një spastrim etnik. Siç kemi paralajmëruar ditë më parë edhe ne se ekziston një plan për një lëvizje të serbëve lokalë të cilët janë në presion nga shërbimet sekrete serbe BIA dhe ushtarake që në mënyrë të organizuar me autobus të largohen nga territori i Republikës së Kosovës dhe të njëjtit të vendosen në Beograd përballë ambasadave të shteteve të QUINT-it dhe kështu të krijohet një lloj eksodi me ç’ka do të kërkohet edhe një lloj ndryshimi i mënyrës së dialogimit apo përfundimit të negociatave për çështjen e stabilizimit dhe krijimit të marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësore mes 2 shteteve” deklaroi Elezaj.

Elezaj tha se Rusia në vazhdimësi ka tentu me e shfrytëzu Serbinë për sulme në veri në mënyrë që vëmendja të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.

Ai madje tha se nëse do të eskalonte situata në Kosovë, kjo do të kishte rrezik të eskalonte në tërë Ballkanin.Elezaj tutje shtoi se nga informacionet që ata kanë, Mirolad Dodik, dhe drejtori i BIA-s kanë marrë detyra konkrete nga Putin për destabilizimin e situatës në Ballkan.

“Ju e dini që situata e sigurisë në vazhdimësi ka degraduar sidomos pas vitit të kaluar, në muajin nëntor kur Kosova kishte tentuar të zbatojë vendimin për targat, kishim një situatë të re ç’ka fillimisht zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqjen për mos ta zbatuar vendimin, më pas Prokurorë dhe gjyqtarë dhe në fund krejt kishim kryetarët e komunave të cilët dhanë dorëheqjen, me ç’ka është krijuar komplet një situatë e re”, u shpreh Elezaj .

“Tani kemi edhe më shumë degradim të aspektit të sigurisë sepse Beogradi zyrtar po mendon që të kërcënojë Kosovën duke afruar forcat e saj në kufi. E patëm edhe një deklarim të SHBA-ve të cilat shumë seriozisht e në mënyrë të ‘prerë’ i kërkaun Serbisë që të largohet nga kufiri . Ne e dimë që NATO është institucioni apo struktura e sigurisë e cila garanton territorialitetin e Republikës së Kosovës sipas Rezolutës 1244 dhe kuptohet që forcat serbe në rastin konkret do të ballafaqohen eventualisht me NATO-n”

“Këto çështje janë mjaft të rënda sidomos kur marrim parash faktin që Rusia në vazhdimësi ka tentu që të shfrytëzojë satelitin e saj Serbinë për sulme të ndryshme në drejtim të veriut të Mitrovicës. Serbia ka tentuar që të eskalojë situatën e sigurisë në Kosovë në mënyrë që vëmendja të tërhiqet nga lufta mes Ukrainë dhe Rusisë dhe të kemi një situatë krejtësisht të re në Evropë, në qendër të Ballkanit. Nëse do të kishim rrezik të eskalimit të situatës padyshim që do të ketë rrezik që e njëjta situatë të eskalojë jo vetëm në Kosovë për në të gjithë Ballkanin duke marrë në konsideratë kërcënimet apo paralajmërimet që ka bërë edhe kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Dodik, ku i cili sipas informacioneve që kemi në vizitën që kishte në Rusi bashkë me drejtorin e Shërbimit sekret të Serbisë, BIA, ku kishin premtuar dhe marrë detyra konkrete nga presidenti rus për eskalimin e situatës se sigurisë në Ballkan. Prandaj mund të themi se ka rrezik serioz të përplasjes së forcave të NATO-s, KFOR me forcat serbe ne veri por që besoj dhe uroj NATO, BE dhe SHBA do të kërkojnë një zgjidhje të këtij problemi dhe do të mundohem që me negociata të bindin serbët për të larguar këto forca në mënyrë që mos të kemi luftime ne kufi”, tha Elezaj.

Tags: Bedri EleziBIA serbeQUINT
Postimi i mëparshëm

Manastiri i Ravenës shton hjeshinë e Gjirokastrës

Postimi tjetër

Deklaratat e Kurtit për rritje ekonomike, Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin!

Të ngjajshme Postime

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia
KRYESORE

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore
KRYESORE

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës
KRYESORE

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë
KRYESORE

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare
KRYESORE

Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare

1 January 2026
Ndërroi jetë Nexhat Daci
KRYESORE

Ndërroi jetë Nexhat Daci

1 January 2026
Postimi tjetër
Deklaratat e Kurtit për rritje ekonomike, Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin!

Deklaratat e Kurtit për rritje ekonomike, Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin!

Lajmet e fundit

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut

Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut

1 January 2026
Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu