Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike. Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa grim të enjten në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024, si pjesë e Javës së Modës në Paris.
Pam kishte zgjedhur një look të thjeshtë, me flokët e lëshuara dhe një lëkurë “të zhveshur” nga make up, shkruan A2CNN.
Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, ajo thotë:
“I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode”, tha ajo.