Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas bisedës që zhvilloi këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Amdasadori Hovenier, tha se SHBA-ja është e shqetësuar me dërgimin e trupave nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën.
Tutje, Hovenier bën thirrje për de-eskalimin e menjëhershëm dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së arritur mes 2 palëve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të 2 palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, ka shkruar Hovenier në platformën“është shprehur Hovenier.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1708045978694008898?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708045978694008898%7Ctwgr%5Ed9fbf4c2ddc8ee9b4611f32494f3c55c92981384%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmobilizimi-ushtarak-serb-afer-kufirit-me-kosoven-reagon-ambasadori-hovenier%2F