Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendosjes së ushtrisë serbe në Kosovën, ndërsa i ka bërë thirrje BE-së që të vendos sasnksione ndaj Serbisë, përcjell InLajmi.
Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet i besueshëm, atëher duhet ta ndëshkon Serbinë menjëher, për shkak të sulmit terrorist në veri, dhe tani pas vendoses së ushtrisë përgjatë kufirit të Kosovës.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, është shprehur Hoxhaj.
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1708057707649830985?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708057707649830985%7Ctwgr%5Ed3cd33cc8545522e834686bebbbacd3232aaf8cb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmobilizimi-i-ushtrise-ne-kufi-me-kosoven-hoxhaj-be-ja-duhet-te-vendose-sanksione-kunder-serbise-menjehere%2F