4 persona, 2 nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë u përfshi nga zjarri në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, transmeton InLajm.
Rastin në fjalë për Gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas policisë pas intervenimit të njësisë së zjarrfikësve, është lokalizuar zjarri kurse policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (2 nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.