Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit për ta parandaluar një konflikt të munshëm, përcjell InLajmi.
Mihali tutje është shprehur se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë.
Prandaj thekson ajo se në këtë rast heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente.
Postimi i plotë i saj:
Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.
Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën./InLajmi/