• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Berlini nuk bllokon reformën e sistemit evropian të azilit

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
28 September 2023
në Bota, Lajme
0 0
0
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Para takimit të ministrave të Brendshëm të BE të enjten, Gjermania jep dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit. Të Gjelbrit ishin kundër e Berlini kishte kërcënuar me veto. Por Scholz ushtroi autoritetin e tij.

Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën evropiane të azilit. Sipas informacioneve nga studioja e ARD, kancelari Olaf Scholz vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini “as nuk do të ndalojë dhe as bllokojë” reformën e sistemit evropian të azilit në Bruksel. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton, duke iu referuar qarqeve qeveritare, se kancelari “ushtroi autoritetin e tij”.

Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve. Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së, Bijan Djir-Sarai e kritikoi ashpër linjën e ndjekur deri tani nga të Gjelbërit.

“Qoftë për reformat në nivel europian apo për klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës: në aspektin e politikës së migracionit, të Gjelbrit përfaqësojnë një rrezik për sigurinë e vendit dhe e bëjnë të vështirë, nëpërmjet pozicioneve larg realitetit veprimin koherent të qeverisë dhe zgjidhjet ndërpartiake”, tha ai. Opozita e CDU/CSU e kritikoi gjithashtu qeverinë federale për rrezikimin e të gjithë reformës së sistemit GEAS duke e bllokuar atë.

Të Gjelbrit kritikojnë

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock (të Gjelbërit) tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të “nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kishte deklaruar sërish në mesditë se rregullorja e krizës nuk mund të miratohej në këtë formë.

FDP, nga ana tjetër, është në favor të projektit – dhe mbështet miratimin e tij. Ministri i Financave dhe lideri i partisë Christian Lindner tha gjatë një sesioni për pyetjet ndaj qeverisë në Bundestag:

“Unë jam ndërkohë i bindur se qeveria federale do të miratojë paketën e azilit në nivel evropian”. Kjo përfshin një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe “zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Evropian”.Qeveria federale merr përsipër përgjegjësitë e saj.

Standarde më të ulëta për migrantët

Rregullorja e BE parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto përfshijnë afate më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.

Organizata gjermane Pro Asyl e kritikoi një miratim të mundshëm të rregullores.

“Do të ishte një dhuratë për mbështetësit e së djathtës ekstreme në Evropë. Sepse ata përcaktojnë qartë agjendën politike të BE”, shpjegoi Pro Asyl.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Austria e kundërshtojnë gjithashtu rregulloren, por për një arsye tjetër: ato kërkojnë rregulla të veçanta edhe më të rrepta në rast krize.

Presion, por asnjë marrëveshje në horizont

Ministrat e Brendshëm të BE takohen të enjten (28.09.) në Bruksel për të diskutuar reformën e diskutueshme të BE për azilin.

“Kjo përbëhet nga disa pjesë, dhjetë pjesë ligjesh për të qenë të saktë, dhe një nga këto pjesë është rregullimi i krizës,”shpjegon Jonas Wixforth nga ARD. Po ta bllokonte Gjermania këtë pjesë, e gjithë reforma e azilit do të vihej në rrezik.

Ministrat janë nën presion sepse pjesë të rëndësishme të reformës janë ngrirë papritur. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pezulloi negociatat për 2 projektligje, sepse vendet anëtare të BE nuk kishin arritur deri tani një qëndrim të përbashkët.

Presioni mbi diskutimet është kaq i fortë, mbi të gjitha partitë, sepse BE dëshiron të miratojë reformën e azilit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024, shkruan DW.

Për këtë, afati i Komisionit parashikon përfundimin e negociatave për azilin deri në shkurt 2024. Nga një këndvështrim thjesht formal, një marrëveshje për rregulloren e krizës mund të arrihet edhe jashtë takimeve të ministrave të Brendshëm të BE në Bruksel.

 

 

Tags: AziliBashkimi EvropianOlaf Sholz
Postimi i mëparshëm

Kuvendi i Kosovës me rezolutë kërkon hetimi ndërkombëtar për sulmin në Banjskë

Postimi tjetër

“The Travel”: Shqipëria vend magjepës me arkitekturë shekullore e peizazhe verbuese

Të ngjajshme Postime

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Postimi tjetër
“The Travel”: Shqipëria vend magjepës me arkitekturë shekullore e peizazhe verbuese

“The Travel”: Shqipëria vend magjepës me arkitekturë shekullore e peizazhe verbuese

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu