Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist serbë në Banjskë të Zveçanit, raporton InLajmi.
Abdixhiku e sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes e policisë me popullsinë civile. Ai lavdëroi edhe reagimin e institucioneve të sigurisë në aksionin e së dielës.
“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terroristë, Milan Radojçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë. Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga sponsorizuarit e sulmit terroristë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e këtij realiteti të ri në veri, duheshin edhe viktima. Ato vinin në formë e pelegrinëve si vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje në mes të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, deklaroi Abdixhiku.
Tutje theksoi si se sulmit në veri institucionet tona i’u përgjigjen në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Këtë skenar që është e vërteta Kosova, dhe të gjitha shtetet e dala nga lufta pas shpërbërjes së Jugosllavisë e kishin të njohur tashmë. Kohët mund të kenë ndryshuar, por mjetet, forma dhe njerëzit jo aq. Si përgjigje ndaj këtij sulmi institucionet e tona të sigurisë e kishin dhënë përgjigjen më të mirë të mundshme. Në bashkëpunim me aleatë, me profesionalizëm më të lartë të mundshëm e me guxim patriotik të Republikës, e diela e nisur me tragjedi në mëngjes u shndërrua në një ditë të triumfit të së drejtës ndaj terrorit”, tha lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku/InLajmi/