Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndërsa kujtoi ngjarjen e fundit në veri theksoi se sulmi i të dielës në Banjskë dëshmoi rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste serbe në veri, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti, gjithashtu përmendi edhe vlerën monetare të armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës i cili ishte në dispozicionin e grupit kriminal serb që sulmoi Policinë e Kosovës.
Sipas tij, vlera e armatimit arrin mbi 5 milionë euro.
E nga sulmi i terroristëve serbë, kryeministri Kurti tha se të dielën u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombëtare.
Ndërsa flet për sulmin, kryeministri edhe një herë shprehur krenarin për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kudo që ti takojnë pjesëtarët e policisë ti përshëndesin e nderojnë ata.
“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”, është shprehur Kurti.
Kryeministri Kurti tha se pas ngjarjes të së dielës në veri, thekson nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.
Ndërkohë, shefi i ekkzekutivit të vendit tha se pas dokumentimit për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin në Banjskë, është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.
“E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme e kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”, ka thënë Kurti.