Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, mendon se është e domosdoshme hapja e Urës së Ibrit në situatën aktuale me parametra të përshkallëzimit, përcjell InLajmi.
Ish-kryediplomatja theksoi gjithashtu nevojën e funksionalizimit të 5 pikave të mbetura të menaxhimit të integruar kufitar sipas marrëveshjes së Brukselit në 2012.
Sipas saj pa këto parakushte, elementet kriminale të Serbisë do të vazhdojnë të jenë prezentë në veri.
Postimi i plotë i saj:
Depërshkallëzimi i situatës në veriun e Republikës së Kosovës nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit dhe funksionalizimin e 5 pikëkalimeve kufitare të mbetura të menaxhimit të integruar kufitar dakorduar në Bruksel në vitin 2012 (IBM) – që rendi e ligji të shtrihen pa pengesa.
Pa këto parakushte, elementet kriminale të Serbisë do të vazhdojnë të jenë prezente në veri dhe zgjedhjet eventuale vetëm se do t’i ‘legjitimojnë’ nëpër institucione!