Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se Serbia e ka për detyrë t’i dorëzojë kriminelët serbë që sulmuan në veri, raporton InLajmi.
Por, meqenëse ajo po i përkrah, ai ka bërë thirrje që të ndërhyjnë ndërkombëtarët për t’i sjellur sulmuesit para drejtësisë.
Pas mbledhjes së AAK-së, ai ka thënë se të gjitha institucionet duhet të jenë vigjilente për sulme të reja e se Kosova duhet të veprojë krahas me SHBA-në./InLajmi/