• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 13 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Forumi i Ministrave të Ekonomisë i Procesit të Berlinit përforcon përkushtimin ndaj tregut të përbashkët rajonal

V E nga V E
27 September 2023
në Lajme
0 0
0
Forumi i Ministrave të Ekonomisë i Procesit të Berlinit përforcon përkushtimin ndaj tregut të përbashkët rajonal
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerët e tjerë kërkuan zbatimin e shpejtë të aktiviteteve të Tregut të Përbashkët Rajonal nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, që do të sjellë përfitime konkrete dhe të drejtpërdrejta për kompanitë dhe qytetarët në rajon. Kjo është veçanërisht relevante nën dritën e Planit të Ri të shpallur së fundmi të Komisionit Evropian për Rritje për rajonin, i cili i referohet integrimit gradual në tregun e vetëm të BE-së.

Takimi i titulluar“Tregu i përbashkët rajonal – Një hapi drejt tregut unik të BE-së”, i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, mblodhi palët kyçe të interesit për të diskutuar tema të ndryshme, duke përfshirë zgjerimin e tregtisë, konvergjencën ekonomike dhe integrimin e sistemeve të pagesave. Eventi u mbajt në përgatitje të Samitit të Procesit të Berlinit dhe ishte një mundësi për ministrat dhe partnerët ndërkombëtarë që të reflektojnë për arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe avancimin e integrimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian.

Duke theksuar rolin vendimtar të tregtisë në rritjen e ekonomive, Danijela Gačević, ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Sekretariatit të CEFTA-s, theksoi se CEFTA ka kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike.Në vitin 2022, vëllimi i tregtisë së mallrave arriti në 8.8 miliardë, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 112% krahasuar me vitin 2014. Sipas Barometrit Ballkanik, 61% e kompanive në vitin 2022 raportuan se përfitonin nga CEFTA, një rritje e konsiderueshme nga 37% në vitin 2015. Shifrat tregojnë se rajoni ka potencial të mëtejshëm të pashfrytëzuar. Për çlirimin e këtyre mundësive, CEFTA është e përkushtuar të adresojë barrierat jo tarifore, të thjeshtojë dokumentacionin për mallra dhe shërbime, dhe të avancojë digjitalizimin e tregtisë, në përputhje me politikat dhe standardet e BE-së.

“Mesazhi ynë është i qartë – nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Një parakusht për përparim të mëtejshëm në këtë drejtim është miratimi i vendimeve që janë koordinuar përmes punës së përbashkët të ekipeve të ekspertëve nga të gjitha palët e CEFTA-s. Shtatë vendime kyçe janë në pritje të miratimit si një hap drejt përparimit të mëtejshëm dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, ura jonë për tregun e vetëm të BE-së” ,tha Gačević.

Ministrat bënë vlerësimin e progresit të arritur në kuadër të kornizës së CEFTA-s, ku janë dakorduar 7 vendime të Komitetit të Përbashkët, së bashku me 7 të tjera që po negociohen aktualisht së bashku me një Protokoll Shtesë. Ata kërkuan miratimin dhe zbatimin e shpejtë të këtyre vendimeve për të sjellë përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat kërkuan gjithashtu përpjekje të shtuara në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe nismave të tjera, siç janë Korsitë e Gjelbra CEFTA-TCT. Ata vlerësuan Memorandumet e Mirëkuptimit midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së për shkëmbimin elektronik të të dhënave në pikat e kalimit, të cilat janë krijuar për të përshpejtuar zhdoganimin e mallrave dhe për të zvogëluar kohën e pritjes.

Ministrat përsëritën se Plani i Veprimit i Tregut të Përbashkët Rajonal është zhvilluar për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. I bazuar në katër liritë – lëvizjen e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit – ai synon të lehtësojë vendosjen e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet programeve të njohjes, të reduktojë për 30% kohën e pritjes në PKK dhe në pikat e përbashkëta të kalimit (PPK), të rrisë lëvizshmërinë e qytetarëve, dhe t’i bëjë pagesat më të lira dhe më efikase.

Një pjesë e konsiderueshme e takimit u fokusua në rolin kritik të sistemeve të pagesave në funksionimin e tregut. Ministrat shprehën mbështetjen e plotë politike dhe zotimin për prioritizimin e aktiviteteve që synojnë anëtarësimin në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro), duke theksuar rëndësinë e reduktimit të kostove të pagesave brenda rajonit dhe me BE-në. Për më tepër, në Bashkimin Evropian, Rregullorja e Pagesave Ndërkufitare (924/2009) siguron që tarifat e pagesave për pagesat ndërkufitare të mos jenë më të larta se ato për pagesat e brendshme dhe CEFTA duhet të synojë të krijojë kornizë të ngjashme për rajonin.Zdravko Ilić nga Sekretariati i CEFTA-snënvizoi rëndësinë e pagesave për tregtinë.

“Konkurrueshmëria e kompanive tona dhe standardet e qytetarëve tanë mund të rriten duke i integruar sistemet tona të pagesave dhe duke i bërë transaksionet tregtare më të lira”, shpjegoi Ilić. Banka Botërore e mbështeti këtë me të dhëna që tregojnë se pagesat brenda rajonit janë 6 herë më të shtrenjta se në BE.“Anëtarësimi në SEPA, por edhe lehtësimi i ofrimit të shërbimeve të pagesave dhe kryerja e pagesave rajonale QR, të modeluara sipas BE-së, është një mënyrë se si Tregu i Përbashkët Rajonal mund të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset dhe të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm në BE”.

Teksa Shqipëria përgatitet të presë Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit më 16 tetor 2023, Sekretariati i CEFTA-s mbetet i përkushtuar për të mbështetur të gjitha iniciativat që synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike midis Palëve të saj dhe lehtësimin e rrugës së tyre drejt integrimit në BE. Samiti do të ofrojë një platformë kruciale për shqyrtimin e zotimeve dhe përcaktimin e objektivave të së ardhmes, të orientuara drejt përfshirjes efektive dhe të orientuar drejt rezultateve të qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së. /InLajmi/

Tags: BEBerliniCEFTA
Postimi i mëparshëm

Atentat në Shosh të Dukagjinit, një i vrarë dhe një person tjetër i plagosur

Postimi tjetër

Dugolli, suksesin e Policisë në veri, ia "veshë" Qeverisë: Këto janë investime të Qeverisë dhe ministrit

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

E Diela me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë

13 July 2025
Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në SHBA – u largua nga orbita e Kurtit
Politikë

Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në SHBA – u largua nga orbita e Kurtit

12 July 2025
Muzikë, kulturë e art te tuneli i Kurrizit
Komuna ime

Muzikë, kulturë e art te tuneli i Kurrizit

12 July 2025
Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani
Bota

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

12 July 2025
Taksa kundër mbiturizmit! Greqia vendos barriera në zonat me fluks shumë të madh vizitorësh në ishuj
Bota

Taksa kundër mbiturizmit! Greqia vendos barriera në zonat me fluks shumë të madh vizitorësh në ishuj

12 July 2025
Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman
Shqipëri

Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman

12 July 2025
Postimi tjetër
Dugolli, suksesin e Policisë në veri, ia “veshë” Qeverisë: Këto janë investime të Qeverisë dhe ministrit

Dugolli, suksesin e Policisë në veri, ia "veshë" Qeverisë: Këto janë investime të Qeverisë dhe ministrit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 13 korrik ndër vite?!

13 July 2025
Qumështor me petë dhe sherbet – Delikatesë shqiptare

Qumështor me petë dhe sherbet – Delikatesë shqiptare

13 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

E Diela me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë

13 July 2025
5 parimet që duhet të ndjekësh kur ke një lidhje në distancë…

5 parimet që duhet të ndjekësh kur ke një lidhje në distancë…

13 July 2025
Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në SHBA – u largua nga orbita e Kurtit

Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në SHBA – u largua nga orbita e Kurtit

12 July 2025
Muzikë, kulturë e art te tuneli i Kurrizit

Muzikë, kulturë e art te tuneli i Kurrizit

12 July 2025
Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

12 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu