Vajza e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjakut, Arbenita mes lotësh është shprehur se babai i saj është flijuar për lirinë e vendit, por do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje, raporton InLajmi.
Me fjalimin e saj, në mbledhjen komemorative për nder të policit që u vra dje në veri të vendit, Arbenita mes lotëve e emocioneve të dhimbjes para të pranishmëve tha se “mbeta jetim para kohe, si të jetoj pa ty”.
Por vepra e babait të saj e bën krenare atë edhe përkundër dhimbjes se humbi babain.
“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty, para kohe mbeta jetim kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë, si të jetoj unë pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë”, tha vajza.
“… por si të jetojmë pa ty. Babi ti ishe një njeri i dashur, ku e flijove vetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty me heroizmin tënd”, u shpreh vajza Arbenita Bunjaku.
Polici i vrarë pas vetes ka lënë gruan e 3 fëmijë, një vajzë e 2 djem.