Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Përveç trupit të pajetë të të dyshuarit të katërt për sulmin e djeshëm terroristit, policia në vazhdimësi gjatë kontrolleve në terren ka hasur edhe në pajisje të tjera luftarake, si jelekë taktikë, antiplumba, derisa në afërsi të Manastirit të Banjskës është gjetur edhe një minahedhës.
Policia e Kosovës ka ekspozuar të gjithë armatimin që e ka konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, shkruan Express.
Arsenali i armëve është duke u prezantuar nga Policia në kampin e njësive speciale “Enver Zymeri”.