Antonio Tajani, ministër i Jashtëm i Italisë njofton se ka folur me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, pas trazirave të fundit në veri të Kosovës.
Ai tha se të 2 liderëve u ka kërkuar që të angazhohen në dialog për normalizimin e raporteve.
I njëjti ka deklaruar se po punojnë për ta rritur praninë e trupave të KFOR-it në kufirin Kosovë-Serbi.
“Unë fola me Presidentin. Vuçiq dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, ka shkruar ai.