Për gjendjen shëndetësore të policit Alban Rashiti, i plagosur dje në fshatin Banjskë nga grupet kriminale, në kanë folur mjekët kujdestarë në Klinikën Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci, drejtori i Kirurgjisë Torakale, dhe kirurgu Bedri Osmani, të cilët thanë se është stabile.
“Gjendja shëndetësore e policit Alban Rashiti është e mirë dhe pas vizitës mjekësore që do të bëhet sot do të lëshohet në shtëpi”, tha drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
Ndërkaq se si ka qenë gjendja e policit të plagosur në momentin e pranimit në repartin emergjencës mjeku kujdestar, Bedri Osmani, kirurg, tha se me pranimin informatës, së bashku me drejtorin e repartit kirurgjik kanë intervenuar, ku kanë hequr një predhë metalike e që është dorëzuar ekipeve të tjera për ekzaminim të mëtejmë, shkruan RTK.
Kurse për personin tjetër të plagosur, nga radhët e grupeve terroriste, mjekët thanë se është në repartin tjetër për trajtim.