Me një shije dhe aromë fantastike, pak të athët, të lehtë dhe të mrekullueshme.
Në një kombinim perfekt të hudhrës, dhe e pasuruar me një nga erëzat më të mrekullueshme siç është borziloku, kjo recetë të përfshin tërësisht me shijen e saj.
Padyshim, domatet janë ndër përbërësit kryesor në shumë e shumë recetave në kuzhinën shqiptare.
Ato shndërrohen në salcën e mrekullueshme, pa të cilën shija e shumë gjellëve dhe gatimeve shqiptare do të ishte e paplotë.
Një nga përgatitjet tipike të zahireve shqiptare padyshim janë domatet e thara, të cilat marinohen më pas me vaj ulliri e që i shtojnë lezetin e shijes çdo gatimi me të cilin serviren.
Por ka edhe një traditë tjetër, të hershme të përgatitjes së domateve në një mënyrë speciale siç ajo e kombinimit të tyre me hudhra dhe pjekjes së tyre në furrë.
Ky gatim special mund të shërbehet si sallatë për të shtuar më shumë shijen në tryezë në vaktet e drekës apo darkës.
Mund të shërbehet gjithashtu si një garniturë fantastike e mishrave të ndryshëm por mund të konsumohet gjithashtu shije plotë thjeshtë me disa feta buke të thekur e djathë të bardhë.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e domateve në furrë krejt lehtë në shtëpi. Për këtë recetë mund të përdoren domatet e mëdha kokërr kuqe por edhe domatet qershizë, shija e këtyre të fundit është edhe më fantastike.