Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.
Për vizitë kanë shkuar edhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar pranë familjarëve fotografinë e Afrim Bunjakut që u vra në orët e para të mëngjesit në veri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar.
Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.