Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit, raporton InLajmi.
Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot.
Në fotografi shihen persona të maskuar, të uniformuar e me vetura pa targa.
Tutje Kurti tha se anë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”,/InLajmi/