Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Leposaviqit, ka thënë se autorët e këtij “sulmi vrasës” kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
Rohde ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka thënë ai.