Zjarri i cili ka nisur nga djegia e barit të thatë dhe shkurreve, tashmë është përhapur në përmasa të mëdha në Prizren.
Kështu ka njoftuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Sipas tij, kjo mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren-Reçan.
“Ju informojmë se zjarri i raportuar më herët në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, tani zjarri ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe është në përmasa më të mëdha dhe mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren- Reçan”, ka thënë ai.
“Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Për rastin janë informuar polici hetues si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rast incident zjarri”, ka theksuar Bytyçi.