Këto janë pamjet që vijnë mbrëmjen e kësaj të shtune nga autostrada Tiranë-Durrës. Një fabrikë bojërash raportohet të jetë është përfshirë nga flakët për shkaqe momentalisht të paqarta.
Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”,thuhet në reagimin e ministrisë