Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Slamin, që po mbahet në Azerbajxhan.
Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e 2-të ajo mposhti me Wazaari, garuesen nga Brazili, Jessica Pereira.
Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.
Distria në gjysmëfinale mposhti me 3 dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016, shkruan Lajmi.net.
Krasniqi në finale ndeshet me japonezen, Kisumi Omori.