Një aksident i rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një autobus, i cili po transportonte nxënës të një shkolle të mesme në Long Island në një koncert në Pensilvani, ka rënë në humnerë.
Nga ky aksident raportohet të paktën 2 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, mes tyre 5 në gjendje të rëndë.
Sipasmediave amerikane, aksidenti ndodhi në Interstate 84, në një pikë rreth 120 kilometra në veri të Nju Jorkut.