Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Rrallë në dosa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, ndërsa temperaturat do të jenë verore dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.
Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta verore.
E shtuna shumë e nxehtë, me diell dhe vranësira si dhe me erëra mjaft të nxehta nga jugu, shkruan Meteo Ballkan.
Të dielen destabilizim i fuqishëm i motit, me vranësira, intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të dendura që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër lokal. Temperaturat më në fund do të shënojnë ulje në tërë territoret tona