Kur përpiqemi të luftojmë zakonin tonë të kafshimit të thonjve, na duhen këshilla praktike që mund të zbatohen lehtësisht pa pasur nevojë të bëjmë shumë përpjekje.
Pavarësisht nëse i kafshojmë për shkak të ankthit, zemërimit ose mërzisë, ne e bëjmë pa vetëdije. Mosdija për diçka e vështirëson ‘luftën’.
Këtu gjeni 10 mënyra si mund ta zgjidhni këtë problem:
1. Pritini sa më shumë që të keni mundësi.
Gjithmonë mbani prefësen e thonjve afër. Në momentin kur vini re se thonjtë janë rritur sikur fare pak, shkurtojini. Të shkurtra, ato nuk janë aq të këndshëm për t’u kafshuar.
2. Vishni doreza ose fashoni pjesën e sipërme të gishtave.
Fashimi i thonjve do të jetë një kujtesë e vazhdueshme që nuk duhet t’i kafshoni. Dorezat janë gjithashtu të shkëlqyera kur jeni në shtëpi, sepse nuk do të keni nevojë ta ndryshoni fashën vazhdimisht.
3. Gjeni aktivitete për t’i mbajtur gishtat të zënë.
Kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Të gjithë pëlqejmë gjëra të ndryshme, kështu që është mirë të mendojmë të përdorim diçka si një mekanizëm mbrojtës. Vizatoni, qendisni, mbajini duart të lidhura së bashku, futini në xhep, shkruani ose shtypni një stilolaps.
4. Mbajeni edhe gojën të zënë.
Do të shihni që pas një kohe, impulsi për të kafshuar thonjtë tuaj do të largohet. Filloni të përtypni çamçakëz dhe të hani karamele të forta. Ju gjithashtu mund të mbani një shishe uji pranë dhe të pini një gllënjkë sa herë që mendoni për thonjtë.
5. Manikyr thonjsh me shije të hidhur.
Kur e aplikoni atë, sigurohuni që të mbuloni të gjithë sipërfaqen e thonjve së bashku me lëkurën përreth. Shija e tmerrshme do t’jua shpifë. Kthejeni këtë në zakon duke e aplikuar manikyrin çdo mëngjes.
6. Hidratoni duart.
Dy në një! Kur të tundoheni për të kafshuar thonjtë nuk do e bëni më për shkak të hidratuesit, i cili njëkohësisht jua mban edhe lëkrën e duarve të butë.
7. Mbani afër një limë thonjsh.
Merrni disa lima dhe vendosini rreth shtëpisë, në xhep dhe në çantën tuaj. Në këtë mënyrë, ju nuk do të keni një justifikim për të kafshuar thonjtë.
8. Vendosni një shirit gome në kyçin e dorës dhe përqendrohuni në të.
Kjodo të ndihmojë në parandalimin e tundimit. Kështu që kur ngrini krahun për të kafshuar thonjtë, filloni të luani me shiritin e gomës.
9. Përdorni telefonin për të mbajtur gishtat e zënë.
Tani telefoni mund të bëhet miku juaj më i mirë. Por meqenëse ne e kalojmë kohën e lirë duke lundruar në media sociale, njëra prej duarve është shpesh e lirë, gjë që bëhet një shënjestër për kafshim. Shkarkoni disa lojëra që kërkojnë përdorimin e 2 duarve.
10. Përdorni metoda të ndryshme që ju kujtojnë të mos e bëni veprimin.
Mbusheni shtëpinë me shënime, kështu që kur shikoni lart, majtas ose djathtas, ju kujtohet se duhet t’i ulni duart poshtë. Ju gjithashtu mund të ndryshoni sfondin në telefon me një shënim ose foto që do t’ju mbajë të motivuar.