Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi në lexim të 2-të Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, raporton InLajmi.
66 deputetë votuan pro, asnjë votë kundër e asnjë abstenim.
Ndryshe, Kuvendi votoi edhe për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
VV-ja propozoi anëtarët e saj ku kjo parti edhe do të jetë kryesuese e këtij Komisioni. PDK tha se nuk do të merr pjesë në këtë Komision, e LDK-ja propozoj Agim Veliu dhe Vlora Dumoshi, dhe AAK-ja deputeten Time Kadrijaj.