Me propozimin e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, deputetët e Kuvendit me fillimin e seancës në nderim të veprës dhe jetës së Heroit të Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi në 25 vjetorin e vrasjes, mbajnë një minutë heshtje, raporton InLajmi.
Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se për këtë propozim Gashi është konsultuar edhe me grupet tjera parlamentare të cilët janë pajtuar.
Ahmet Krasniqi ishte një kolonel i UÇK-së dhe komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK) gjatë Luftës në Kosovë. Ai u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë ai u shpall Hero i Kosovës. Krasniqi njihet si “Ministri i Luftës” për nder të veprës së tij patriotike.