Nga selia e OKB-së në New York, kryeministri shqiptar hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një fotoalbum të momenteve të djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën e drejtoi Shqipëria.
Andaj ditën e sotme filloi medisponim, duke ndarë foto me publikun nga takimet e tij me përfaqësues të shumtë botëror në KS OKB.
Për më tepër Rama uron mëngjes të mbarë, ndërsa shprehet “ Dita më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare”
Kujtojmë se Rama në fjalimin e tij në KS OKB përmendi edhe Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, gjersa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Nga atje, Rama replikoi me delegacionin rus edhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë i tij:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë🙏