Kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, deputeti i Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca tha se do ta mbështesë, raporton InLajmi.
Ai tha se mbështetja e tij për hetim parlamentar për rezervat shtetërore bazohet në interesin publik.
“Është në interesin absolut të publikut që në mënyrë të detajuar qoftë nga gjyqësori qoftë nga legjislativi të kuptojë së çfarë ka ndodhur. Konsideroj që është në kuadër të deputetëve dhe kuvendi që t’i shërbejë interesit publik duke i zbatuar mekanizmat të cilat i garanton Kushtetua për ta bërë një gjë të tillë. Unë sot do ta përkrah krijimin e këtij komisioni”, u shpreh Gyshinca/InLajmi/.