Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes tha se paqja dhe garantimi i saj, janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës, përcjell InLajmi.
Lideri i AAK-së shprehet se Kosova dëshiron të jetë pjesë aktive për ruajtjen e paqes kudo në botë bashkë me NATO-n.
Për më tepër, Haradinaj thekson se Ushtria e Kosovës ka kapacitete profesionale për të ndihmuar paqen në botë.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, mirënjohje për NATO-n
Për më shumë se 24 vjet, Kosova jeton në paqe. Arritja e paqes dhe garantimi i saj është sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes shpreh mirënjohe për NATO-n, që udhëheq trupat ushtarake në Kosovë. Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë.
Ushtria jonë ka kapacitete profesionale, populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë./InLajmi/