FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve.
Kosova ka pësuar rënie në ranglistën e muajit shtator.
Nga pozita e 109-të, në të cilën gjendeshin në renditjen e fundit, “Dardanët” tash e shohin veten në pozitën e 111-të me 1181,91 pikë, përpara Tajlandës dhe prapa Taxhikistanit, shkruan Express.
Kosova barazoi me Zvicrën në pjesën e parë të këtij muaji me rezultat 2:2 dhe më pas u mposht nga Rumania, 0:2.