Shqipëria këtë vit ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa të mërkurën kryeministri Edi Rama, ka derejtuar mbledhjen me një fjalim përmbajtësor, shkruan InLajmi.
E për prezantimin me dinjitet në Këshillin e Sigurimit, ka marrë lëvdata nga ish-kryediplomatja e Kosovës, Vlora Çitaku.
Ai përmendi edhe Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, gjersa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Prandaj Çitaku, shprehet se me prezantimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edia Rama lartësoi Shqipërinë e gjithë shqiptarët.
Postimi i plotë i saj:
Me prezentimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët!
Bravo ❤️🇦🇱❤️