Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë seancës ndërsa ka marrë fjalën, drejton kritika ndaj pushtetit, ndërsa i quan të pavërteta deklarimet e qeverisë dhe kuvendit, se ka rritje të punësimit në vend, raporton InLajmi.
Ajo shprehet se është e vërtetë se punësimi ka lulëzuar , por jo në Kosovë.
“Punësimi është duke lulëzuar, veçse po lulëzon në Gjermani. Atje ka 59 mijë qytetarë më shumë me origjinë nga Kosova”, është shprehur Bajrami.
“Trendi është më negativ sesa në qeveritë e kaluara. Ju punoni statistika, ato janë tuajat, por unë po i referohem Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Nuk ka lulëzim ekonomik. Ka rritje të importit në 4.7 miliardë euro. Ka deficit tregtar”, theksoi deputetja Bajrami.