Ish-kryediplomatja Vlora Çitaku, ka reaguar për “zhdukjen” e historikut të diplomacisë së Kosovës nga web-faqja e MPDJ-së, ndërsa shprehet se kjo sjellje është mjerim e marrëzi, përcjell InLajmi.
Çitaku shprehet se me zhdukjen e historikut të diplomacisë paska filluar “zhdukja”, e paralajmëruar e kryeministri Kurti .
Ish-kryediplomatja e “mllefosur” tha se “Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”.
Postimi i plotë i saj:
Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).
“Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.
Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi.
Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023./InLajmi/