Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur Vetëvendosjes për akuzuat që po bëhen nga ta për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Ndërsa iu është kundërpërgjigjur akuzave, deputetja e LDK-së i’a kujton Vetëvendosjes se janë edhe 2 ligje të tjera që nuk i lejon të bëjnë shantazhe.
Krejt në fund , deputetja Xhelili thotë “Rrnoftë kushtetutshmëria!”
Postimi i plotë i saj:
VV paska vendosur një poster si akuzë që kemi dërguar një ligj në Gjykatë Kushtetuese!
Thash t’iu tregoj që i keni harruar edhe 2:
Atë për Këshillin Prokurorial, që nuk lejon ta shantazhoni prokurorinë;
dhe
Atë për zyrtarë publik, që nuk lejon ta shkatërroni administratën publike.
Rrnoftë kushtetutshmëria!
Falemnderit!/InLajmi/