Analisti Agon Maliqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”, ndërsa shprehet se kryeministri nuk paska mësuar nga gabimet e paraardhësve të tij, përcjell InLajmi.
Tutje ka shtuar Maliqi se votuesi kosovar tregon mirëkuptim por e ndëshkon arrogancën apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa”.
Postimi i plotë i tij:
Me këtë deklaratën e sotme se “nuk dëshiron të mbajë zgjedhje sepse nuk e dëshiron zhdukjen e opozitës”, Kurti po tregon se me gjasë nuk paska mësuar prej gabimeve të paraardhësve të tij në pozita udhëheqëse. Votuesi kosovar është goxha mirëkuptues, por më shumë se çkado tjetër e ndëshkon arrogancën, apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa” edhe pa prodhuar rezultate./InLajmi/