Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti për dilomacinë e kufizuar që po udhëheqë, ndërsa ka theksuar se kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes, përcjell InLajmi.
Sipas tij, derisa në OKB nuk komunikohet as për njohje e as votë për anëtarësim, atëherë pjesëmarrja është vetëm si dekor.
Postimi i plotë i tij:
Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument për menaxhimin e krizës në veri, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare! Me rëndësi pjesëmarrja si dekor dhe si qëllim!/InLajmi/




















