• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Asociacioni, Schneeberger: Një “Republika Sërpska” e 2-të është e papranueshme

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
18 September 2023
në KRYESORE
0 0
0
Asociacioni, Schneeberger: Një “Republika Sërpska” e 2-të është e papranueshme
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger në një intervistë për Klankosova.tv ka thënë se është për të ardhur keq që në takimin e 14 shtatorit në Bruksel nuk u arrit asnjë përparim.

Schneeberger theksoi se nuk është për t’u habitur që nuk pati përparim në takimin e javës së shkuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pasi siç tha ajo gjersa “ndërmjetësuesit nuk e kuptojnë se është e nevojshme të bëhet një propozim që të 2-ja palët mund ta pranojnë dhe zbatojnë, nuk do të ketë përparim”.

“Kërkesat për Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe e humbin realitetin e serbëve vendas. Një “Republika Sërpska” e 2 është e papranueshme dhe nuk do ta zgjidhte problemin, por do ta ndërlikonte më tej situatën si dhe do ta shtynte një zgjidhje. Nevojitet një qasje e re që t’i përgjigjet nevojave dhe dëshirave të popullatës vendase dhe të mos përmbushë ëndrrat e politikanëve të huaj që kanë në mendje vetëm fuqinë dhe ndikimin e tyre mbi një rajon të huaj për të bllokuar sistemin atje”, deklaroi këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian.

Sipas Schneeberger, “një qeverie që vepron si ajo e Vuçiqit nuk mund t’i besohet dhe se nuk do të ketë përparim në këto kushte”.

Ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se ndërmjetësit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po ia mbajnë anën Serbisë, me ç’rast potencoi se “ndërmjetësues të tillë të njëanshëm nuk janë të dobishëm për përparimin në zgjidhjen e konflikteve, përkundrazi, ata pengojnë zgjidhjen”.

“Pyetja është nëse kjo është e qëllimshme nga Bashkimi Evropian kur i lejon njerëzit të qëndrojnë në ato role edhe pse duhet të kuptojë ae këta njerëz nuk janë të dobishëm për zgjidhjen e konfliktit”, tha ajo.

Politikanja evropiane foli edhe për nismën për largimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, nga kjo pozitë si dhe të shefit të diplomacisë evropiane, Josepp Borrell, për të cilët tha se largimi i tyre nga pozitat që mbajnë aktualisht mund të bëhet vetëm vitin tjetër.

“Siç mund ta shohim, të 2 personat janë ende në funksionet e tyre. Kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Mundësia e vetme janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian në qershor 2024, kur do të ketë edhe ndryshim në pozicionet e tyre. Zgjedhësit duhet të zgjedhin ata përfaqësues që synojnë të sigurojnë që të mos vendosin më njerëz të tillë të njëanshëm në postet kyçe. Konflikti nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë, ai është një çështje qendrore e sigurisë në Evropë”, tha më tej Schneeberger.

Mes tjerash ajo theksoi se nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon me sjelljen aktuale, të cilën ajo e quajti “jokonstruktive”, ndaj tij duhet vendosur sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

“Më në fund duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje mënyrës sesi Vuçiq po e shtyn konfliktin. Duhen fjalë të qarta se një sjellje e tillë e Vuçiqit është e padëshirueshme dhe jo konstruktive. Nëse Vuçiq vazhdon ta injorojë atë, nevojiten veprime dhe sanksione”.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje të konfliktit, jo për një shtypje të tij. Duhet t’i trajtojmë shkaqet, jo simptomat. Për këtë nevojitet mbështetja e SHBA-së dhe BE-së në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, në sigurimin e të drejtave të pakicave, edhe për shqiptarët në Serbi. Në vend të kësaj, ajo që po shohim për momentin është se jo vetëm që nuk ka mbështetje për këtë, por ndëshkueshmëri. Kjo është absolutisht e papranueshme”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Schneeberger tha se “ato nuk janë të drejta dhe se duhen hequr menjëherë”.

Tags: Bashkimi EvropianDialogu Kosovë-SerbiKati Schneeberger
Postimi i mëparshëm

Ja sa para shpenzoi për 6 muaj ministrja Rizvanolli për derivate

Postimi tjetër

Hoxhaj: Nëse diplomacia e Kosovës reduktohet vetëm në dialog, pjesëmarrja në OKB është vetëm dekor

Të ngjajshme Postime

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!
KRYESORE

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

17 December 2025
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë
KRYESORE

Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë

17 December 2025
Postimi tjetër
Anëtarësimi i Serbisë në ASEAN, Hoxhaj: Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar

Hoxhaj: Nëse diplomacia e Kosovës reduktohet vetëm në dialog, pjesëmarrja në OKB është vetëm dekor

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu