• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Deputeti gjerman e solli një ide, cili është pozicioni zyrtar i Berlinit për Asociacionin?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
22 September 2023
në Lajme
0 0
0
Deputeti gjerman e solli një ide, cili është pozicioni zyrtar i Berlinit për Asociacionin?
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania dhe Franca, 2 shtetet më të fuqishme të BE-së, po përpiqen t’i shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve duke propozuar planin që çoi në arritjen e marrëveshjes mes 2 vendeve.

Por, përveç qeverive, shumë parlamentarë nga Europa merren me këtë zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Së fundi, nga Bundestagu erdhi në Prishtinë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth, i cili gjatë qeverisë të Angela Merkel në Gjermani kishte shërbyer edhe si ministër për Europë.

Roth, pas takimeve që pati me krerët e vendit, në një takim me gazetarë dha edhe një ide të padëgjuar më parë se si mund të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai propozoi një strukturë federale që s’e cenon shtetësinë e Kosovës.

Për këtë Gazeta Express ka kontaktuar me autoritetet gjermane për të parë nëse ideja e Roth ishte vetëm një opinion në Bundestag apo e ka edhe mbështetjen e qeverisë në Berlin.

Gjermania mbetet e pandryshuar në pozicionin e saj se Kosova duhet të zbatojë zotimin për Asociacionin në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Lidhur me zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, tha Christian Böttcher, udhëheqës për Kulturë dhe Media në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Ai përmendi edhe deklaratat e fundit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, se “Kosova është ligjërisht e obliguar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe siç është përcaktuar në marrëveshjet përkatëse të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe kjo mund dhe duhet të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ASMM nga viti 2015”.

Kjo përgjigje nga Böttcher u dha para takimit të 14 shtatorit Kurti-Vuçiq në Bruksel ku pikërisht mospajtimet për mënyrën e themelimit të Asociacionit çuan në dështim të këtij rundi të dialogut.

Çka tha Roth në Prishtinë?

Në takimin që pati me gazetarë të hënën, Roth tha se është kundër një Republika Srpska 2.0 dhe e theksoi se Asociacioni është element kyç nga Marrëveshja e Ohrit.

“Përsëri çështja më delikate është AKMSHS, implementimi i Asociacionit. Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër Republika Srpska’s 2.0 këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë qe 10 vjet. Dhe mendoj se nuk dua t’i lë në hije bisedimet e nivelit të lartë me spekulime. Dhe të 2-ja palët e dinë se sa me rëndësi është që të ecet para që të pajtohen për rezultate pozitive”, ka thekuar Roth.

Roth kishte thënë se qeveria e vendit të tij mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se Gjermania dhe Franca e kanë prezantuar një koncept për negociata që kompromisi të bëhet më realist.

Roth është ndër ata parlamentarë që iu shkruan letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatit të BE-së Josep Borrell dhe Sekretarit të Jashtëm Britanik James Cleverly, duke iu kërkuar qasje më të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“E di që shumë njerëz këtu në Kosovë janë të zhgënjyer dhe kanë humbur durimin sepse BE jo gjithmonë ka luajtur një rol të drejtë kur është fjala për Kosovën”.

Deputeti i SPD-së ishte deklaruar edhe kundër masave të ndërmarra nga BE-ja ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri, për të cilën përgjegjës e bën Beogradin.

“Përplasjet në veri të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës e merr përgjegjësinë për problemet e komunikimit dhe për disa gabime, por në fund Vuçiq ka përgjegjësinë për këtë turmën brutale që sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe kjo është arsyeja pse serbët i kaluan vijat e kuqe”, kishte thënë ai.

Tags: Asociacioni i komunave me shumicë serbeJörn RohdeMichael Roth
Postimi i mëparshëm

Gashi: Jemi në situatë blokade, nuk i kemi numrat për rrëzimin e Qeverisë

Postimi tjetër

Emocione gëzimi e lotë, martohet ushtari ukrainas i verbuar nga predha ruse

Të ngjajshme Postime

Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim
Politikë

Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

23 May 2025
KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit
Komuna ime

KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit

23 May 2025
Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit
Kosovë

Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

23 May 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Pritet të jetë dita më e ngrohtë e kësaj jave, temperatura maksimale 26 gradë celsius

23 May 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Policia: Rasti i rrëmbimit i së miturës në Fushë Kosovë që u lirua pas një ore ka rezultuar të jetë kallëzim i rremë

23 May 2025
Haradinaj thotë se Kurti po abuzon me Haxhiun: Viktimë e tij
Politikë

Haradinaj thotë se Kurti po abuzon me Haxhiun: Viktimë e tij

22 May 2025
Postimi tjetër
Emocione gëzimi e lotë, martohet ushtari ukrainas i verbuar nga predha ruse

Emocione gëzimi e lotë, martohet ushtari ukrainas i verbuar nga predha ruse

Lajmet e fundit

A keni frikë nga dashuria e vërtetë?

A keni frikë nga dashuria e vërtetë?

24 May 2025
Aktiviteti më i mirë për personat mbi 65 vjeç për të forcuar muskujt pa shkuar në palestër

Aktiviteti më i mirë për personat mbi 65 vjeç për të forcuar muskujt pa shkuar në palestër

23 May 2025
Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

23 May 2025
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

23 May 2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – shkurton rrugën drejt jugut

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – shkurton rrugën drejt jugut

23 May 2025
KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit

KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit

23 May 2025
“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej 25-vjetësh

“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej 25-vjetësh

23 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu