Deputetët e Listës Serbe janë paraqitur në Kuvend në seancën e parë të sesionit vjeshtor, pas një kohe të gjatë që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, raporton InLajmi.
Por ardhja e Listës Serbe në Kuvend është e qartë, jo për të marrë pjesë në seancë, por vetëm për tu nënshkruar për të mos i humbur mandatet.
Ata pasi janë nënshkruar për pjesëmarrje në seancë kanë shkuar në bufe.
Kujtojmë se nëse për 6 muaj rresht nuk paraqitet në Kuvend deputeti e humb mandatin e tij./InLajmi/