Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton InLajmi.
2 diplomatët evropianë fillimisht kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kurse siç është bërë e ditur në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trepalësh.
Kujtojmë se në takimin e fundit, kryeministri Kurti nuk ishte ulur në tavolin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.