Në Bruksel, po zhvillohet takimi dypalësh i Aleksandër Vuçiqit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, transmeton InLajmi.
Pas kësaj është planifikuar takimi i Albin Kurtit me përfaqësuesit evropianë.
Ndërkaq në orën 11 është planifikuar një takim i përbashkët në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së.
Kujtojmë se në takimin e fundit në Bruksel, Vuçiq dhe Kurti nuk u ulën në të njëjtën tryezë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Josep Borrell mund të deklarohet diku rreth orës 15:00-18:00, shkruan N1rs.
Siç u tha më herët, temat e takimit janë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e arritur rreth gjysmë viti më parë./InLajmi/