• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Takimi me Putinin, Kim: Peniani do të qëndrojë gjithmonë pranë Moskës në fronin anti-imperialist

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
13 September 2023
në Bota
0 0
0
Takimi me Putinin, Kim: Peniani do të qëndrojë gjithmonë pranë Moskës në fronin anti-imperialist
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha të mërkurën presidentit rus, Vladimir Putin, se vendi i tij “e mbështet plotësisht dhe pa kushte luftën e shenjtë” të Rusisë, për mbrojtjen e interesave të sigurisë së vet, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

“Peniani do të qëndrojë gjithmonë pranë Moskës në fronin anti-imperialist”, tha Kim në Rusi më 13 shtator.

Kimi, po ashtu, i quajtur marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë “prioritet i parë”.

2 liderët u takuan në objektin e largët raketahedhës në Siberi, për të biseduar sesi interesat e tyre janë të përbashkëta përballë konfrontimeve të rritura dhe të ndara të vendeve të tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij hapës, Putini i uroi mirëseardhje në Rusi Kimit dhe shprehu gëzimin që e takoi. Në mesin e çështjeve të diskutuara, Putini i përmendi bashkëpunimin ekonomik, çështjet humanitare dhe “situatën në rajon”.

Takimi mes dy liderëve nisi në kozmodromin Vostochny, me një shëtitje rreth objektit raketahedhës të hapësirës, Soyuz-2, ku Kimi i bëri shumë pyetje rreth raketave një zyrtari rus të hapësirës.

Takimi ndodhi pak orë pasi Koreja e Veriut i lëshoi 2 raketa balistike drejt detit, duke e vazhduar testimin provokator të armëve që nga fillimi i vitit 2022, pasi Kimi e përdori shpërqendrimin nga lufta e Putinit në Ukrainë për ta përshpejtuar zhvillimin e armëve.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut nuk tregoi menjëherë se sa larg fluturuan raketat e Koresë së Veriut. Roja Bregdetare e Japonisë tha se raketat më gjasë kanë zbarkuar tashmë, por u bëri thirrje anijeve vëzhguese të shikojnë me kujdes për rënien e ndonjë objekti.

Vendimi për t’u takuar në kozmodrom, objektin më të rëndësishëm të Rusisë për lëshimin e satelitëve, lë të kuptohet se Kimi është duke kërkuar nga Rusia ndihmë teknike për të zhvilluar satelitë ushtarakë të zbulimit, të cilët i ka përshkruar si vendimtarë në rritjen e kërcënimit të tij me raketa bërthamore. Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka dështuar vazhdimisht ta dërgojë në orbitë satelitin e vet të parë spiun.

I pyetur nëse Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë, Putini tha, sipas mediave ruse, se “prandaj ne kemi ardhur këtu. Lideri i DPRK-së (Koresë së Veriut) ka shfaqur interesim të madh në teknologjinë e raketave. Edhe ata po përpiqen ta zhvillojnë hapësirën”.

“Ne do të bisedojmë për këto çështje pa nxitim. Kemi kohë”, theksoi Putini.

Putini e mirëpriti limuzinën e Kimit, e cila u soll nga Peniani në trenin e veçantë të blinduar të liderit verikorean, në hyrje të kozmodromit.

Ai tha se ndihej “shumë i gëzuar” që e takoi Kimin. Përkthyesi i Kimit e falënderoi Putinin për mikpritjen e ngrohtë, “edhe pse i zënë”.

Për Putinin, takimi ishte një mundësi t’i rimbushur depot e municionit ta cilat i ka shterur lufta 18-mujore. Koreja e Veriut mund t’i ketë dhjetëra miliona raketa dhe predha të vjetruara bazuar në dizajnin sovjetik, të cilat mund ta forcojnë dukshëm ushtrinë ruse në Ukrainë, thonë analistët.

Kimi e mori me vete në Rusi Jo Chung Ryong, një zyrtar të partisë në pushtet i cili është përgjegjës për politikat e municionit.

Në takimin mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe atij rus, Vladimir Putin, pritet të bisedohet për bashkëpunimin ushtarak mes 2 shteteve.

Kimi tha se vendimi i tij për ta vizituar Rusinë katër vjet pas vizitës së fundit, tregoi se Peniani po e bën “prioritet rëndësinë strategjike” të marrëdhënieve me Moskën, tha të mërkurën agjencia e lajmeve shtetërore e Koresë së Veriut.

Kimi pritet të kërkojë ndihmë ekonomike dhe të teknologjisë ushtarake.

Marrëveshja për armë do të ishte në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare që Rusia i ka përkrahur në të kaluarën.

Lim Soo-suk, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, tha se Seuli po mban komunikim me Moskën, derisa po e vëzhgon nga afër vizitën e Kimit.

“Asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara nuk duhet t’i shkelë sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, duke u përfshirë në një shkëmbim të jashtëligjshëm të armëve, dhe natyrisht nuk duhet të angazhohet në bashkëpunim ushtarak me Korenë e Veriut, e cila minon paqen dhe stabilitetin e komunitetit ndërkombëtar”, tha Lim.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po i jep armë Rusisë, përfshirë shitjen e predhave të artilerisë grupit mercenar rus, Wagner.

Zyrtarët rusë dhe verikoreanë i kanë mohuar këto akuza, shkruan REL.

Thashethemet për bashkëpunim ushtarak u rritën pasi Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, e vizitoi Korenë e Veriut në korrik.

Tags: Kim Jong-unMoskaVladimir Putin
Postimi i mëparshëm

Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykata Speciale po operon me mendësi të Millosheviqit

Postimi tjetër

Escobar: SHBA-të presin që Kosova të konsultohet me KFOR-in për vendosjen e Policisë në veri

Të ngjajshme Postime

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”
Bota

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës
Bota

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
Presidenti izraelit: Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim Amerikën në luftë me Iranin
Bota

Presidenti izraelit: Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim Amerikën në luftë me Iranin

22 June 2025
Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit
Bota

Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

22 June 2025
Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit
Bota

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit
Bota

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 June 2025
Postimi tjetër
Escobar: Shpresoj se qytetarët në veri të Kosovës, s’do shohin ndryshim në jetët e tyre më një shtator

Escobar: SHBA-të presin që Kosova të konsultohet me KFOR-in për vendosjen e Policisë në veri

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu