Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me rastin e Drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, i cili është arrestuar ditë më parë në territorin e Serbisë, përcjell InLajmi.
Rohde ka thënë se nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngrenë dyshime për ndërhyrje politike.
“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngre dyshime për ndërhyrje politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”, është shprehur Rohde
Kujtojmë se Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, Nikolla Radomiroviq, është dënuar me 10-të ditë burgim në Serbi për “posedim të armës së ftohtë”.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1701853002196271569?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1701853002196271569%7Ctwgr%5Ef1561f23c3bc1526e7a87c88546e35d02e78a0d1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fambasadori-gjerman-reagon-pasi-serbia-e-denoi-burg-zyrtarin-komunal-nga-leposaviqi%2F